Edhe pse e mbylli pa medalje Botërorin e Peshëngritjes, që u zhvillua në SHBA, Dhjetorin e kaluar, peshëngritësi shqiptar, Erkand Qerimaj, do marrë medaljen e bronzit. Kjo, pasi peshëngritësi rumun, Dumitru Captari, që e mori atë medalje, ka rezultuar pozitiv në testin antidoping.
Lajmin e bën të ditur Federata Ndërkombëtare e Peshëngritjes, e cila ka deklaruar se rumuni ka dalë pozitiv ndaj diuretikut “efedrin”.
Shkodrani Erkand Qerimaj ishte renditur i katërti për peshën 77 kilogramë në stilin e shkëputjes, e tashmë do marrë medaljen e bronzit./abcnews.al