Një vatër zjarri pranë Drejtorisë Arsimore në Fier alarmoi zjarrfikësit dhe drejtuesit e institucionit mbrëmjen e së martës. Rezultoi se vatra e zjarrit ishte nën kontroll dhe nuk e preku godinën e arsimit. Madje, kur mbërritën zjarrfikësit, ajo ishte shuar.
Zjarri ishte ndezur nga një banore e një banese që ndodhet në pjesën e pasme të godinës së Drejtorisë Arsimore, për të djegur disa mbeturina bimore.



