Kryetari i komunës së Skënderajt dhe ish luftetar i UCK Sami Lushtaku është liruar nga akuzat për krime lufte në dosjen Drenica 1.
Gjykata Themelore në Prishtinë ka rrëzuar dosjen e prokurorisë ku pretendohej për “Pjesëmarrja në një grup të organizuar kriminal”, “Pengim i dëshmisë apo procedurës zyrtare” si dhe “Frikësim gjatë procedurës penale”.
Aktgjykimi u shpall të martën nga kryetari i trupit gjykues, Leon Përlaska.
Të akuzuarit gjatë seancave paraprake janë deklaruar të pafajshëm, ndërsa Lushtaku madje ka deklaruar nga salla e gjyqit se Eulex e ka përndjekur prej vitesh.
Ky është një nga proceset më të njohura gjyqësore për pretendime për krime lufte në Kosovë, i zhvilluar fillimisht nga prokurorët e EULEX-it.
Në këtë rast u akuzuan disa ish-pjesëtarë të UÇK-së, përfshirë Lushtakun se në një qendër paraburgimi të UÇK-së në rajonin e Drenicës gjatë luftës së viteve 1998–1999, disa të ndaluar ishin keqtrajtuar dhe, në disa raste, ishin vrarë.



