Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Ronaldo tani edhe aktor filmi/ Superylli i futbollit do të provojë diçka të re në jetën e tij

schedule15:11 - 28 Korrik, 2026

schedule 15:11 - 28 Korrik, 2026

E kemi njohur si hero të madh në fushë.

Kristiano Ronaldo është një nga dy legjendat e futbollit të shekullit të 21-të, bashkë me Lionel Mesin, që kanë shkëlqyer fort dhe që u kanë dhënë kënaqësinë më të madhe tifozëve, ndërsa tani dëshiron të provojë edhe diçka tjetër.

Lajmet janë që superylli portugez do të angazhohet në një film artistik, I cili gjithashtu do të ketë lidhje me futbollin.



Flitet për një serial televiziv britanik, ku Ronaldo do të jetë edhe aktor, por edhe drejtor ekzekutiv, dhe në qendër të kësaj historie është një menaxher futbolli.

Të shohim sesi CR7 do t’ia dalë në përvojën e re, sepse sa I takon terrenit sportiv, I ka fituar të gjitha pikët e mundshme.

Kristiano kurrë nuk e ka fshehur pasionin e tij për kinematografinë, dhe dëshirën për të qenë aktor, ndonëse kjo nuk do të thotë se ai do ta harrojë karrierën si futbollist.

Seriali televiziv që do të quhet “Dita e Parë”, do të ketë në përbërje edhe ish-yllin francez, Tieri Henri, si dhe aktorë të njohur.

Nga ana tjetër, Ronaldo do të vazhdojë të luajë për Al Nasrin në ligën profesioniste saudite, ku do të synojë të arrijë nivelin e 1000 golave zyrtarë në karrierë, ndërsa nuk dihet sesi do të shkojë karriera me kombëtaren e Portugalisë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!