Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Stop zhurmave në bregdet/ Qeveria vendos limitet e reja për akustikën

schedule12:43 - 28 Korrik, 2026

schedule 12:43 - 28 Korrik, 2026

Jo më shumë se 65 decibel prej mëngjesit deri në orën 20:00 të mbrëmjes dhe vetëm 45 decibel për orarin deri në orën 23:00 të mbrëmjes. Këto janë rregullat e reja për kufizimin e zhurmave në zonat bregdetare, që është miratuar nga qeveria shqiptare.

Këto ndryshime janë prezantuar në Lezhë nga ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari. Ai e cilësoi këtë ndërhyrje si të domosdoshme në kulmin e sezonit turistik, duke theksuar se pushuesit kërkojnë mbi të gjitha qetësi dhe kushte të përshtatshme pushimi.

Sipas Lamallarit, kontrollet do të jenë të vazhdueshme në terren dhe nuk përjashtohet që kjo masë të hasë edhe kundërshti nga biznese të caktuara. Megjithatë, ai nënvizoi se vendosja e kufijve për zhurmat është një standard i domosdoshëm për çdo zonë turistike që synon cilësi dhe qëndrueshmëri.



Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu, e lidhi këtë nismë me përmirësimin e përgjithshëm të sezonit turistik në zonë.

Në kuadër të kësaj vizite, ministri Lamallari, i shoqëruar nga drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim në Bashkinë e Lezhës. Diskutimet u përqendruan te forcimi i bashkëpunimit mes institucioneve dhe rritja e efikasitetit në terren, me synim garantimin e një sezoni sa më të qetë dhe të sigurt për të gjithë ata që kanë zgjedhur bregdetin e Lezhës këtë verë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!