“Pse Edi Rama është gojëqepur”, Petrit Vasili reagon për dëbimin e mësuesit turk

schedule15:04 - 5 Janar, 2020

schedule 15:04 - 5 Janar, 2020

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka kërkuar prej qeverisë që të sqarojë rastin e dëbimit nga Shqipëria në datën 1 janar të mësuesit turk, Harun Celik që dyshohet se është pjesë e lëvizjes gyleniste FETO.

Vasili shtron pyetjen se pse Edi Rama është gojëqepur për ekstradimin e Harun Çelik”, duke shtuar se, “Peng i kujt është që kryeministri që nuk guxon të flasë për një çështje që është delikate”.

Po ashtu, nënkryetari i LSI-së thekson faktin se deri më tani janë dy eurodeputete që kërkojnë hetim për dëbimin e mësuesit turk dhe po ashtu rasti është dënuar edhe nga organizatat e të drejtave të njeriut, që kanë mbajtur qëndrimin se dëbimi i Harun Celik nga Shqipëria ka qenë i paligjshëm./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!