Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Mjeti lundrues u bllokua nga moti i keq/ Rrezikuan mbytjen në det, shpëtohen 5 anëtarë të një familje në Himarë

schedule13:49 - 22 Korrik, 2026

schedule 13:49 - 22 Korrik, 2026

Një familje me pesë anëtarë, mes tyre tre fëmijë, është shpëtuar nga Policia Kufitare në Himarë, pasi mjeti i tyre lundrues pësoi defekt gjatë natës për shkak të motit të keq.

Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së djeshmes, rreth orës 22:30, kur shërbimet u njoftuan se një mjet lundrues në afërsi të plazhit të Jalës kishte mbetur në vështirësi dhe personat në bord kërkonin ndihmë.

Menjëherë u angazhuan efektivët e Policisë Kufitare, të cilët me mjetin e tyre lundrues nisën kërkimet në det. Pas lokalizimit të mjetit, ata bënë të mundur shpëtimin e pesë personave, një çift bashkëshortësh dhe tre fëmijët e tyre.



Familja u transportua në Pikën e Kalimit Kufitar Himarë në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa falënderoi punonjësit e Policisë për reagimin e shpejtë dhe profesionalizmin e treguar gjatë operacionit të shpëtimit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!