Gjykata e Tiranës ka lënë në burg dy shoferët e përfshirë në aksidentin tragjik në kryeqytet ku humbën jetën 2 këmbësor.
Në seancën për masën e sigurisë, gjykata vendosi “arrest në burg me afat 30 ditor” për shtetasin Edmond Murati dhe “arrest në burg pa afat” për Etjon Lazrin.
Në një deklaratë për mediat avokati i Edmond Muratit, Lavdosh Shehu u shpreh: “Klienit im ishte i rregullt në drejtimin e mjetit”.
“Kemi shprehur mënyrën dhe mekanizmin tonë, është një ngjarje që asnjë njeri nuk do të ndjehej i kënaqur, klienti që përfaqësoj ka qënë në drejtim të rregullt të automjetit. Ky ka qenë qëndrimi jonë. Kërkesa në vetvete përmban nevojën e përfaqësimit të fajësisë. Po mbahet edhe 30 ditë. Për shkak të llojit të veprës provat janë administruar në moment”, tha Shehu.
Ndër të tjera ai theksoi se mekanizmi i përcaktuar nga oficerët e Policisë Gjyqësore është i përgjithshëm./abcnews.al