Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Presidenti Begaj pret ambasadoren e re të Bregut të Fildishtë

schedule11:32 - 22 Korrik, 2026

schedule 11:32 - 22 Korrik, 2026

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti në një ceremoni zyrtare Ambasadoren e Jashtëzakonshme dhe Fuqiplotë të Republikës së Bregut të Fildishtë, me rezidencë në Romë, Nogozene Bakayoko, e cila i paraqiti Letrat Kredenciale.

Presidenti Begaj i uroi Ambasadores Bakayoko suksese në përmbushjen e misionit të saj diplomatik, duke shprehur bindjen se mandati i saj do të kontribuojë në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore mes Shqipërisë dhe Bregut të Fildishtë.



Gjatë takimit, Presidenti Begaj vlerësoi marrëdhëniet e mira ndërmjet dy vendeve dhe theksoi se ekziston potencial për zgjerimin e bashkëpunimit në fusha me interes të ndërsjellë, veçanërisht në ekonomi, tregti, bujqësi dhe në kuadër të organizatave shumëpalëshe. Ai nënvizoi gjithashtu rëndësinë e plotësimit të kuadrit ligjor dypalësh për të krijuar mundësi të reja bashkëpunimi.

Presidenti Begaj shprehu mirënjohjen për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Bregu i Fildishtë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!