Sondazh

 

Rama reagon ndaj kritikave për ‘Paketën e Maleve’: 90% janë profile fallco të korbave të opozitave imagjinare

schedule21:10 - 21 Korrik, 2026

schedule 21:10 - 21 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër në rrjetet sociale ndaj kritikave dhe pretendimeve për “Paketën e Maleve”, duke i cilësuar ato si të pavërteta. Përmes një deklaratë publike, ai pohoi se 90% e profileve që kundërshtojnë këtë projekt janë false dhe të orkestruara nga eksponentë të opozitës.

Rama e shpërfilli reagimin opozitar duke akuzuar kritikët për përdorimin e gjuhës së urrejtjes dhe sulme ndaj banorëve vendorë, si ata të Thethit. Ai përfundoi reagimin e tij duke shprehur skepticizëm mbi aftësinë e këtyre aktorëve politikë për të udhëhequr të ardhmen e Shqipërisë.

“Lexoni ARGUMENTAT E KUNDËRSHTARËVE TË PAKETËS SË MALEVE dhe kini parasysh se 90% e tyre janë vërtetë profile fallco, po mbas atyre profile qëndrojnë pikërisht sorrat e opozitave parlamentare dhe korbat e opozitave imagjinare, të cilat e shndërruan Bulevardin e Flamingove në Sheshpërsheshin e Vulgaritetit, ku jashtënxirret llumi i gjuhës së urrejtjes me sasira e ndotësira që ai bulevard s’i kishte parë as kur nxirrte gjuhën mbi të Ndotësi i Madh i mexhelisit tonë…



Shikojeni se si i shajnë, mallkojnë, ofendojnë gjithë ata burra sot në Theth dhe mendojeni vetëm për një sekondë, që këta shpirtra të bardhë si sytë e sorrës dhe pendët e korbit, të kenë në dorë fatin e Shqipërisë”, tha Rama.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!