Sondazh

 

Balla: Berisha firmosi “Zvërnecin”/ Kreu i grupit parlamentar të PS publikoi dokumentin

schedule19:40 - 21 Korrik, 2026

schedule 19:40 - 21 Korrik, 2026

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, gjatë prezantimit të disa ndryshimeve në ligjin për ‘Turizmin’ ne Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, publikoi një dokument i cili tregon se vendimet për zhvillimet në zonën e Vlorës janë miratuar nga qeveria e drejtuar nga Sali Berisha.

Balla deklaroi se vendimi për gjurmën e Aeroportit të Vlorës, si edhe ai që përcakton Nartën dhe Zvërnecin si zona me potencial për zhvillim turistik, mban firmën e Sali Berishës në cilësinë e kryetarit të KRRTRSH-së në vitin 2009.

“Po ju bëj publike se kush i ka firmosur vendimet për aeroportin e Vlorës edhe për zonën ndërtimore zhvillimore turistike në Zvërnec. Personi quhet Sali Berisha. Ja ku e keni,” u shpreh Balla.



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!