Ja teksti i korrigjuar vetëm për gabime drejtshkrimore, pikësimi dhe përdorim të shkronjave të mëdha, pa i ndryshuar përmbajtjen apo formulimin:
Pamjet që po shihni në këto momente në ekran tregojnë momentin kur një burrë, i njohur më parë nga autoritetet amerikane për aktivitete kundër Agjencisë së Emigracionit dhe Doganave të SHBA-së, i vë zjarrin një ndërtese federale në Manhattan, ku ndodhet një gjykatë emigracioni, sipas asaj që konfirmuan autoritetet.
FBI-ja ka konfirmuar se autori, tashmë i arrestuar, hodhi një lëng jashtë ndërtesës dhe përdori një çakmak për të ndezur flakët. Dy persona, një punonjës federal dhe një qytetar, pësuan plagë të lehta. Ata morën ndihmë mjekësore dhe më pas u larguan nga spitali.
Zyrtari i lartë i FBI-së në Nju Jork, James Barnacle, e përshkroi ngjarjen si një “sulm kundër qeverisë ndaj një objekti federal”. Ai tha se i dyshuari kishte me vete një pajisje ndezëse, një armë me fishekë ajri dhe një pankartë me mbishkrimin: “Agjencia e Emigracionit dhe Doganave të qëndrojë larg rrugëve tona”.
Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Zohran Mamdani, e cilësoi ngjarjen si “shumë shqetësuese”. Ai tha se ishte i lehtësuar që askush nuk u plagos rëndë dhe se i dyshuari ndodhet tashmë në duart e autoriteteve.
“Administrata jonë do të vazhdojë të punojë për të garantuar sigurinë e çdo banori të Nju Jorkut dhe për të mbajtur përgjegjës këdo që kërcënon këtë siguri”, tha Mamdani.
Operacionet kundër emigracionit të paligjshëm në SHBA nga Administrata Trump janë përballur me protesta të shumta nga qytetarët amerikanë, të cilët thonë se mënyra sesi po realizohen këto operacione është e padrejtë dhe e papranueshme./abcnews.al



