Paul Pogba është në qendër të vëmendjes, edhe pse nuk po luan. Mesfushori francez thuhet se kërkohet me ngulm nga Reali dhe Juventusi, ndërkohë që një ditë më parë u raportua se “Djajtë e kuq” duan 60 milionë sterlina dhe Rabiot, që francezi të rikthehet në Torino.
Së fundmi po qarkullon një lajm i ri dhe që lidhet me një kalim të Pogba tek Interi. Sipas “Daily Mirror”, francezi do të donte të ribashkohej me trajnerin Antonio Conte në Milano. Kjo do t’i kushtonte shtrenjtë zikaltërve.
Manchester United thuhet se mund të pranojë të futet në bisedime vetëm nëse Interi ofron në marrëveshje Lautaro Martinez, i cili kërkohet edhe nga Barcelona e Manchester City. Veç argjentinasit, klubi anglez do edhe para. Me siguri Interit nuk i intereson një marrëveshje e tillë. /abcnews.al