Sondazh

 

Sulm masiv me dronë ndaj Moskës, plagosen 10 persona dhe shpërthejnë zjarre

schedule12:19 - 20 Korrik, 2026

schedule 12:19 - 20 Korrik, 2026

Ukraina ka ndërmarrë një sulm të gjerë me mjete ajrore pa pilot (dronë) ndaj Moskës dhe zonave përreth gjatë natës, duke shkaktuar plagosjen e 10 personave dhe dëme materiale në disa ndërtesa, sipas autoriteteve ruse.
Guvernatori i Rajonit të Moskës, Andrei Vorobyov, bëri të ditur përmes një postimi në Telegram se shtatë persona u plagosën në qytetin Domodedovo, pranë njërit prej aeroporteve kryesore të kryeqytetit rus. Mes të plagosurve janë edhe tre shtetas kinezë.
Sipas zyrtarëve rusë, sulmet me dronë shkaktuan gjithashtu zjarre në disa objekte, ndërsa shërbimet e emergjencës ndërhynë për shuarjen e flakëve dhe menaxhimin e situatës. Nuk janë bërë ende të ditura detaje të plota mbi shkallën e dëmeve materiale.
Autoritetet ruse po vijojnë hetimet për incidentin, ndërsa sulmi konsiderohet një nga më të mëdhenjtë me dronë ndaj rajonit të Moskës.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!