S’ka festë për doktorin.
1 ditë pas ripërtëritjes, ish-kandidatja e skualifikuar nga gara, Mereme Sela, ka ankimuar në Gjykatën e Apelit vendimin e Shkallës së Parë për pushimin e çështjes për zgjedhjet për kryetar të PD.
Mereme Sela kërkon nga Apeli të rrëzojë vendimin e Shkallës së Parë dhe të skualifikojë Sali Berishën si kryetar të PD, të pezullojë zgjedhjet dhe të rikthejë atë vetë si kandidate për kryetare.
Gjykata e Shkallës së Parë i dha të drejtë Berishës, tani është në dorë të Apelit.
Mereme Sela, pavarësisht se nuk kandidoi dot, rezultoi surpriza e zgjedhjeve të PD.
Ajo u shfaq në ditën e fundit të regjistrimit të kandidaturave në selinë blu, por u skualifikua bashkë me Ervin Salianjin, Alesia Balliun dhe Evi Kokalarin.
U duk se mjekja Mereme Sela do të ishte kandidatja kukull përballë doktor Sali Berishës, por rezultoi e kundërta.
Mereme Sela denoncoi menjëherë farsën në PD dhe dorëzoi dy padi në Gjykatën e Tiranës.
Njëra iu kthye për korrigjim, tjetra iu pushua. Pas ripërtëritjes, PD ka ikur me pushime, por Meremja po kujdeset që të paktën Berisha dhe Noka të mos i bëjnë edhe aq rehat.



