Sondazh

Kush po e provokon tensionin në Shkup:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Meremja e ka seriozisht, padit Berishën në Gjykatë/ Kandidatja e skualifikuar akuzoi Berishën për përjashtim nga gara për kreun e PD

schedule13:11 - 4 Maj, 2026

schedule 13:11 - 4 Maj, 2026

Mereme Sela e ka seriozisht. Sali Berishën e padit zyrtarisht.

Me një padi drejtuar Gjykatës së Tiranës, kandidatja surprizë, por e skualifikuar nga gara për kryetar në PD, kërkon ligjërisht zbatimin e nenit Basha nga statuti i PD për të skualifikuar Sali Berishën si kandidat.

Sipas padisë së Mereme Selës, Sali Berishës duhet t’i ndërpritet automatikisht mandati i kryetarit të PD dhe të mos i lejohet rikandidimi, për shkak se në zgjedhjet e 11 majit 2025 humbi.



Jo vetëm kaq, ajo kërkon pezullimin e procesit zgjedhor për kryetar derisa Gjykata e Tiranës të marrë vendim përfundimtar, dhe rikthimin e saj në garë pas skualifikimit të Sali Berishës.

Shfaqja e Mereme Selës paraditen e 30 prillit u duk si komedi, por rrezikon për doktorin të kthehet në tragjedi.

Zgjedhjet me veten i ka të fituara më 23 maj, por tani duhet t’i rikthehet betejave të dhimbshme ligjore për të siguruar sërish karrigen e kryetarit të PD.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!