TIRANË- Meremja, fitore me të meta. Kandidatja që doli përballë Berishës, por u përjashtua nga gara, ka regjistruar një gjysëm fitore ndaj kolegut të saj doktor. Gjykata e Tiranës vendosi të mos i rrëzojë mjekes padinë për të pezulluar Sali Berishën si kryetar të PD, por tia kthejë për korrigjim,
Sipas vendimit të Gjykatës, padia e Meremes qëndron, por ka disa të meta.
Së pari, nuk ka përcaktuar qartë në kërkesë padi, emrin, atësinë, mbiemrin dhe të dhënat e tjera që shërbejnë për identifikimin e palës paditëse.
Pra, Mereme Sela ska identifikuar veten, aq sa nuk ka dorëzuar as kartë Identiteti.
Por Meremja ka bërë një gabim më të madh, nuk ka përcaktuar qartë se kush është Sali Berisha, dhe as selinë e PD.
Megjithatë, pjesa komike por dhe tragjike këtu i mbetet Gjykatës, që nuk njeh Sali Berishen. Njëlloj si Mereme Sela.
Po ashtu Mereme Sela, nuk ka paguar as tarifën gjyqësore, dhe ska paraqitur qartë faktet që të provojnë pretendimet e Meremës.
Në padinë e saj, Mereme Sela kërkonte pezullimin e procesit zgjedhor të 23 majit në PD, skualifikimin automatik të Sali Berishës dhe moslejimin e tij për të kandiduar për kryetar, dhe rikthimin e saj në garë pas skualifikimit më 1 maj.
Por të metat e padisë së zonjës Mereme, janë thjesht teknikalitete. Ndërsa beteja e saj, është historike. Mjekja përballë doktorit? lufta vazhdon.
/abcnews.al


