Janë mbyllur nëntë sfidat e sotshme të FA Cup, sfida ku surprizat nuk munguan. Shumica e ekipeve të Premier League arritën të kalonin pa shumë problem në raundin e katërt të kësaj kupe, por pati dhe ekipe që befasuan.
Sheffield Wednesday mposhti 0-1 në transfertë ekipin e Brighton, duke i eliminuar turpshëm këta të fundit. Surpriza më e madhe ishte ajo e Trammere Rovers, që barazoi 3-3 me Ëatford. Miqtë, nga Kategoria e Tretë angleze (League One), po humbnin 3-0, por arritën të barazonin dhe të siguronin riluajtjen e këtij takimi në fushën e tyre.
Manchester City triumfoi pa shumë probleme 4-1 kundër modestëve të Port Vale, ndërsa Wolves dhe Manchester United do të përballen sërish, pas barazimit 0-0 në “Molineaux Stadium”. Leicester City triumfoi pastër 2-0 kundër Wigan, ndërsa Southampton dhe Norwich u kualifikuan pa shumë probleme, pas fitoreve ndaj Huddersfield dhe Preston./abcnews.al