Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rregullatori britanik i komunikimeve nis hetim ndaj TikTok për masat e sigurisë së fëmijëve

schedule12:12 - 16 Korrik, 2026

schedule 12:12 - 16 Korrik, 2026

Rregullatori britanik i komunikimeve, Ofcom, ka nisur një hetim për të përcaktuar nëse platforma TikTok po dështon të mbrojë fëmijët nga përmbajtjet e dëmshme.

Hetimi do të shqyrtojë nëse rrjeti social për ndarjen e videove po respekton detyrimet e përcaktuara në Ligjin për Sigurinë Online (Online Safety Act), i cili po zbatohet gradualisht që nga miratimi i tij në tetor të vitit 2023.

Vendimi vjen pasi një rishikim i Ofcom arriti në përfundimin se TikTok nuk kishte ndërmarrë masa të mjaftueshme për mbrojtjen e fëmijëve, pavarësisht provave të shumta mbi dëmet që mund të shkaktojë përmbajtja e papërshtatshme.



Gjithashtu, një raport tjetër ngriti shqetësime se fëmijët po ekspozohen ndaj përmbajtjeve të dëmshme në platformë.

Sipas Ofcom, edhe sistemet e TikTok për verifikimin e moshës së përdoruesve mund të kenë dështuar në identifikimin e një numri të konsiderueshëm të fëmijëve.

“Ky hetim synon të përcaktojë nëse ekzistojnë baza të arsyeshme për të besuar se TikTok ka shkelur ose po shkel detyrimet e tij ligjore”, deklaroi Ofcom, duke theksuar se hapja e hetimit nuk nënkupton se kompania është shpallur fajtore.

Nëse konstatohen shkelje, Ofcom mund të vendosë gjoba deri në 18 milionë funte (rreth 21 milionë euro) ose deri në 10% të të ardhurave vjetore globale të kompanisë, varësisht se cila shumë është më e lartë.

Gjithashtu, rregullatori mund t’i drejtohet gjykatës për të kërkuar masa shtesë, përfshirë urdhërimin e ofruesve të internetit që të kufizojnë ose bllokojnë qasjen në platformë.

Hetimi vjen një muaj pasi qeveria britanike njoftoi ndalimin e përdorimit të rrjeteve sociale për personat nën moshën 16 vjeç.

Masa, e cila pritet të hyjë në fuqi në pranverën e vitit 2027, do të përfshijë platforma si Snapchat, TikTok, YouTube, Instagram, Facebook dhe X.

Po ashtu, është bërë e ditur se përdoruesit 16 dhe 17 vjeç do të kenë mundësinë të aktivizojnë kufizime gjatë natës për përdorimin e rrjeteve sociale, si dhe të çaktivizojnë funksionin e lëvizjes së pafundme të përmbajtjes (infinite scrolling).

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!