Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Fiken” rrjetet sociale në Britani pas mesnatës për adoleshentët

schedule22:24 - 15 Korrik, 2026

schedule 22:24 - 15 Korrik, 2026

Mbretëria e Bashkuar ka ndërmarrë hapa të mëtejshme për sigurinë e të miturve online.

Sipas rregullit të ri, rrjetet sociale nuk do të lejohen nga mesnata deri në orën 6 të mëngjesit për të gjithë të miturit deri në moshën 17-vjeçare.

Kështu, funksionet e tipit lëvizja e pafundme (scrolling) dhe videot që luhen automatikisht do të çaktivizohen.



Qeveria angleze arsyeton se një masë e tillë mbron përdoruesit e rinj nga efektet e përdorimit të platformave gjatë gjithë natës.

“Këto masa janë thelbësore pasi do t’i ndihmojnë të rinjtë të flenë mjaftueshëm, të përqendrohen në shkollë dhe universitet, si dhe të kalojnë më shumë kohë cilësore me familjen dhe miqtë e tyre”, tha Ministrja e Teknologjisë, Liz Kendall.

Një raport qeveritar i publikuar të mërkurën, 15 korrik, zbuloi se kufizimet në mediat sociale kanë çuar në përmirësime në gjumë, përqendrim dhe mirëqenie. Ai gjithashtu zbuloi se një kufizim natën është masa më e lehtë për t’u zbatuar për përmirësimin e gjumit.

Ndalimi i përdorimit të platformave të tilla si Instagram, Facebook, TikTok ose YouTube pritet të hyjë në fuqi vitin e ardhshëm për fëmijët dhe adoleshentët. Projektligji është planifikuar të paraqitet në fund të vitit. Megjithatë, qeveria u ka kërkuar platformave të kryejnë kontrolle moshe në mënyrë që të bllokojnë përdoruesit nën kufirin ekzistues të moshës 12 vjeç.

Kujtojmë se Komisioni Evropian ka propozuar kufizim të përdorimit të rrjeteve sociale ngaz fëmijët. Sipas rekomandimeve të ekspertëve, fëmijët nën 13 vjeç nuk duhet të kenë llogari në rrjete sociale, ndërsa adoleshentët deri në 18 vjeç duhet të kenë akses vetëm në platforma të sigurta dhe të përshtatura për moshën. Propozimi synon të mbrojë të miturit nga varësia digjitale, përmbajtjet e dëmshme dhe abuzimet online.

Sipas raportit, fëmijët nën 13 vjeç nuk duhet të mund të hapin llogari në rrjete sociale. Për moshat 3 deri në 12 vjeç rekomandohet që përdorimi i pajisjeve dhe platformave online të bëhet vetëm nën mbikëqyrjen e prindërve, mësuesve ose kujdestarëve.

Për adoleshentët nga 13 deri në 18 vjeç, ekspertët propozojnë përdorim të kufizuar të platformave që duhet të jenë të sigurta, me masa si moslejimi i kufizimit të navigimit pa fund në aplikacione dhe kontrolli i kohës së përdorimit. Përgjegjësia për të provuar sigurinë do t’u takojë vetë kompanive teknologjike.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!