Rruga e asfaltuar ndonjëherë mund të jetë ‘e mbushur’ me kurthe që mund t’ju lënë pa mend.
Një gjë e tillë i ndodhi edhe një shoferi në njërën nga rrugët e shtetit amerikan Pennsylvania.
Makina u përmbyt në një gropë që ‘doli’ papritmas në rrugë derisa ajo po i afrohej një kryqëzimi në Easton. Videoja e kamerës kapi momentin kur SUV ra në gropë në pjesën jugore të qytetit.
https://twitter.com/i/status/1211762782057701379
Për fat të mirë, nuk u raportuan lëndime dhe shoferi ishte në gjendje të dilte nga automjeti me kohë, raporton CNN. /kp/