Pjesëmarrja dhe qëndrimet e një eurodeputeteje në protestat e fundit në Tiranë kanë nxitur debate të forta mes analistëve Arben Meçe dhe Artur Nura në emisionin “Real Story” në ABC News.
Meçe hodhi akuza të forta duke thënë se eurodeputetja ka treguar anshmëri të hapur politike përmes takimeve me Arlind Qorin dhe se prania e saj po përdoret për propagandë dhe thirrje për rrëzimin e qeverisë.
Nga ana tjetër, Nura ndau përvojën nga terreni duke përmendur investimet e kryera në Zvërnec, pretendim i cili u hodh poshtë menjëherë nga Meçe.
Në përfundim të debatit, analisti Meçe paralajmëroi se çështja e Zvërnecit po lihet në harresë, ndërsa funksionojnë pesë qendra brenda dhe jashtë vendit që shpërndajnë dezinformata.
Arben Meçe: Kjo zonjë ka pasur të drejtën e votës edhe për propozimin që kanë bërë. Vjen kjo si një eurodeputete që mbështet protestën. Tani nuk po flet më njeri për Zvërnecin. Si mund të vijë një eurodeputete dhe të kërkojë rrëzimin e qeverisë?!
Artur Nura: Ne shkuam në Zvërnec dhe pamë 7 kilometra rrugë të shtruar.
Arben Meçe: Nuk është aspak e vërtetë. Kanë dalë në podium dhe kanë folur. Zyrtarisht në mediat shqiptare është takimi i tyre me Arlind Qorin. Nuk ka më paanshmëri, ka anshmëri politike. Po abuzojnë me propagandën e eurodeputetit. Janë pesë qendra dy në Shqipëri dhe tre jashtë që po shpërndajnë dezinformata.



