Në Tiranë do të ndërtohet një spital ekselence nga Grupi San Donato. Kryeministri Edi Rama deklaroi se punimet pritet të përfundojnë në vjeshtën e vitit 2028.
Sipas tij, kjo shënon një kapitull të ri për shëndetësinë, teksa shtoi se do të trajtohen edhe sëmundjet e komplikuara.
“Po e filloj me një falenderim të sinqertë, sepse nuk ka kaluar shumë kohë nga momenti që u takuam me dirigjentin e madh të orkestrës së grupit San Donato. Shtrënguam duart dhe i dhamë njëri-tjetrit fjalën që të mblidhemi në Tiranë për ndërtimin e një spitali ekselence, për t’i dhënë mundësi të reja, për të marrë kujdes shëndetësor për raste të komplikuara. Kemi një kaptull të ri për shëndetësinë, ky spital do të trajtojë edhe sëmundjet e komplikuara. Kthimi i madh i Etore Sequi është i madh, pasi është italian që und të quhet më shqiptari nga italianët dhe më italiani nga shqiptarët. Shqipëria të ka bërë mirë dhe je me fat. Dua të falenderoj të gjithë ekipin e grupit që është kujdesur për projektin.
Jam i sigurt që punimet do të jenë të përsosura, kemi caktuar një datë, shpresojmë që inxhineri të mbajë fjalën, që gjithçka të jetë gati në vjeshtën e vitit 2028. Nuk mund të mos shtoj këtyre falenderimeve, ambasadorin Marco Alberti, është realisht dëshmitar i një transformimi gjithmonë e më të thellë të marrëdhënieve shqiptaro-italiane. Dua të falenderoj ambasadorin që po përpiqet për të marrë hapa konrketë drejt projekteve konkrete, ky është projekt konkret. Kemi nevojë për shtysë tjetër përpara”, theksoi ai./abcnews.al



