Zjarri i përmasave të mëdha përfshiu fshatrat Drizë dhe Peshtan në Fier. Nga zjarri u përfshinë sipërfaqe me shkurre dhe ullishte, duke djegur rreth 100–110 hektarë.
Feriale Gjata, ka treguar për “ABC News” momentet e panikut nga zjarri. Si pasojë ajo thotë se i janë shkaktuar dëme shumë të mëdha.
“Janë djegur. Dëmi është kolosal. Në fshat kemi plot gjëra. Ishim në rrezik, u bllokuam nga tymi. Falë zotit ndërhynë, dhe ne shpëtuam. Por kam shumë dëme. Janë djegur të gjitha, linja elektrike, linja e ujit.”, është shprehur ajo.
Gjithashtu pronari i banesës ka treguar momentet e panikut, duke thënë se ishte jashtë kur ka ndodhur ngjarja dhe se ishte frikësuar për fatin e familjarëve të tyre.
“Me mendja më shkoi tek e keqja. Më lajmëroi djali nga Gjermania, është djegur shtëpia. Gruan nuk e shikoja kisha e mbesën këtu, mendja më shkoi tek e keqja dhe thashë janë vdekur. Nisem nga Greqia për të ardhur. Shtëpia e dëmtuar komplet. Kam 30 vjet që punoj për këtë shtëpi dhe kjo mu dogj”, u shpreh Besnik Gjata.
/abcnews.al/



