Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Protesta në bulevard/ Roland Bejko: Liberalët e protestës janë kundër arkivolit, dhunës apo maskave

schedule19:44 - 5 Korrik, 2026

schedule 19:44 - 5 Korrik, 2026

Analisti Roland Bejko e ka cilësuar protestën e fundit si të pazakontë, duke theksuar se ajo ndryshon ndjeshëm nga protestat e mëparshme, si ajo kundër armëve kimike, për shkak të numrit të madh të kërkesave dhe mungesës së një objektivi të vetëm.

Bejko u ndal edhe te qëndrimi i faktorit ndërkombëtar, duke vlerësuar se deri më tani nuk ka pasur një mbështetje të qartë për protestuesit.

Duke komentuar elementët që shoqëruan protestën, ai tha se një pjesë e mirë e pjesëmarrësve me bindje liberale ishin kundër përdorimit të arkivolit simbolik, dhunës dhe maskave.



“ Këto janë protesta të pazakonta. Te protesta e armëve kimike kishim një objektiv të caktuar. Fokusi ishte i përqendruar aty, nuk kishte kaq kakofoni. Nuk kërkohej dorëheqja e kryeministrit, sot kërkesat janë të një dimensioni tjetër, të dy protestat janë plurale, te kjo është plural edhe në kërkesa. Kërkohet largimi i klasës së vjetër politike, krijohet një ngërç që nuk është aq kushtetues. Fakti ndërkombëtar ka qëndruar vetëm te deklaratat e bukura dhe mesazhet për mjedisin, por nuk kanë dalë në mbështetje të plotë. Protestuesve ose u duhet një mbështetje nga ndërkombëtarët, ose ndërkombëtarët e kanë ndarë mendjen.

Askush nga ne nuk uron që në Sheshin Skënderbej të ngrihet gijotina, sot kërkohet që kryeministri ose t’i konsiderojë kërkesat ose të japë dorëheqjen. Një pjesë e mirë reformuese e protestës, me liberalët, ishin kundër arkivolit, dhunës apo maskave. Ajo është një protestë që mbahet në unitetin e të kundërtave.”   / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!