Është ndarë nga jeta në moshën 21-vjeçare reperja e njohur amerikane, Lexii Alijai. Ende nuk dihen shkaqet e vdekjes së artistes në moshë fare të re.
Ndërkohë, lajmin e ka konfirmuar familja, me anë të një postimi në rrjetet sociale.
Lexii Alijai e njohur për publikun u bë falë bashkëpunimeve me artistë të famshëm si Khelani dhe Drake.
Për vdekjen e reperes ka reaguar po ashtu edhe menaxheri i saj, teksa e përshkruan si ‘talent të jashtëzakonshëm’ që la një ‘shenjë të pashlyeshme’ në industrinë e muzikës gjatë karrierës së saj të shkurtër./abcnews.al



