Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Argjentina shmang turpin/ Fitore 3-2 pas kohës shtesë në Botëror ndaj Kepit të Gjelbër

schedule13:01 - 4 Korrik, 2026

schedule 13:01 - 4 Korrik, 2026

E përditshmja spanjolle “Marka” pati titullin e goditur.

Argjentinës iu desh një mrekulli për të shmangur mrekullinë më të madhe në historinë e Kupave të Botës.

Kampionët në fuqi të planetit mundën 3-2 pas kohëve shtesë Kepin e Gjelbër, në betejën më klasike të “Davidit” me “Goliadhin”.



Tri herë fituesit e titullit patën përballë ekipin më të vogël që është kualifikuar ndonjëherë në fazën me eliminim direkt në kupat e botës, me rreth 500 000 banorë, sa një lagje e Buenos Airesit, dhe me vetëm 4 000 km katror sipërfaqe.

Në fushë, ky kontrast nuk u vu re aspak, ndonëse “gauçosit” udhëhiqeshin nga më I madhi I epokës sonë, e ndoshta më I madhi në histori, Lionel Mesi.

Kapiteni e shënoi golin e tij, që në 29’, dhe ishte me diferencë më I miri I të vetëve.

Ishte rrjeta e 7-të në këtë turne, pra tashmë mban vendin e parë në renditjen për Këpucën e Artë.

Ishte goli I 20-të I tij në kupat e botës, duke thelluar rekordin me dy më shumë se Kilian Mbape, si dhe ka rekordin tjetër, atë të realizimit të paktën një gol në 8 ndeshje radhazi në botërorë.

E gjitha kjo thuajse nuk mjaftoi, edhe pse publiku në Majemi ishte kryesisht me Mesin, pra me Argjentinën.

Duarte barazoi për Kepin e Gjelbër në 59’, diçka e merituar, dhe ndeshja shkoi në 30 minutat e kohës shtesë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!