Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Aksident në aksin Lezhë-Milot/ Makina përplas 66-vjeçarin më biçikletë

schedule10:07 - 4 Korrik, 2026

schedule 10:07 - 4 Korrik, 2026

Një aksident ndodhi mëngjesin e kësaj të shtune në aksin Lezhë–Milot, pranë kryqëzimit të Rriles.

Një automjet tip Benz me targa të Kosovës ka përplasur një biçikletë me të cilën po lëvizte 66-vjeçari Preng Ndreka, banues në Shënkoll.

Si pasojë e përplasjes, 66-vjeçari ka mbetur i plagosur rënde dhe është transportuar në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore, ndërsa më pas është dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë për trajtim të specializuar.



Drejtuesi i automjetit është shoqëruar dhe ndaluar nga Policia, e cila ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!