Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Dorëzohet” Nagelsmann, gati Klopp/ Trajneri jep dorëheqjen nga Gjermania, pas dështimit në “Botëror”

schedule12:41 - 3 Korrik, 2026

schedule 12:41 - 3 Korrik, 2026

Julian Nagelsmann ka dhënë dorëheqjen si trajner i Gjermanisë pas eliminimit në raundin e 1/16 të Kupës së Botës kundër Paraguait me penallti.

Sipas mediave gjermane, vendimi u mor pas një takimi krize me zyrtarë e lartë të Federatës  Gjermane të Futbollit, të cilët i kërkuan trajnerit 38-vjeçar të jepte dorëheqjen. Menjëherë pas humbjes, Nagelsmann kishte përjashtuar mundësinë e largimit nga pankina.

Por rezistenca e tij nuk ka zgjatur, ndërsa edhe e ardhmja e drejtorit sportiv Rudi Völler dhe administratorit Andreas Rettig gjithashtu mbetet për t’u sqaruar.



Nagelsmann mori drejtimin e ekipit kombëtar në shtator 2023, duke zëvendësuar Hansi Flick. Por shpresat e mëdha që rrethonin atë u shuan me dështimin e radhës të Gjermanisë, që u eliminua që në fazën e parë me eliminim direkt në “Botërorin 2026”.

Por tekniku largohet nga pankina më i pasur. Ai kishte një kontratë deri në dhjetor 2028 dhe për të firmosur dorëheqjen arkëtoi 7 milion euro.

Tani e gjithë vëmendja është te pasuesi i Nagelsmann në drejtimin e “Panzerave”.

I përzgjedhuri është Jurgen Klopp. Ish trajneri i Mainz, Borussia Dortmund dhe Liverpool pritet të ulet në pankinë. Kontaktet e para me Federatën Gjermane janë realizuar, ndërsa pritet vetëm zyrtarizimi i tij.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!