Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vala e të nxehtit shkakton rreth 480 viktima në Holandë

schedule22:13 - 2 Korrik, 2026

schedule 22:13 - 2 Korrik, 2026

Rreth 480 viktima  u regjistruan në Holandë gjatë valës së pazakontë të të nxehtit javën e kaluar, njoftuan  autoritetet shëndetësore holandeze.

Sipas të dhënave, vdekjet shtesë gjatë periudhës 22–28 qershor u shënuan kryesisht te personat 80 vjeç e sipër.

Numri më i madh i rasteve u regjistrua në jug dhe lindje të vendit, ku temperaturat arritën nivelet më të larta.



Gjatë kësaj vale të të nxehtit, në Holandë u regjistruan temperatura rekord për muajin qershor, duke arritur deri në afro 40 gradë Celsius.

Edhe Franca raportoi më herët të paktën 1 000 viktima në lidhje me të nxehtin ekstrem, ndërsa autoritetet paralajmëruan se bilanci përfundimtar mund të jetë edhe më i lartë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!