Mund ta kesh gjithçka në dorë, dhe ta katranosësh vetë. Kështu i qëlloi Senegalit, që pësoi një dështim të madh në Kupën e Botës, pak muaj pasi mori goditjen e rëndë duke iu hequr në tavolinë titulli i kampionit të Afrikës.
Analisti sportiv Febron Ziu vlerëson se Belgjika nuk po kalon një moment të mirë në këtë kampionat, ndryshe nga edicionet e kaluara, kur sipas tij dispononte një nga brezat më cilësorë.
Ziu u shpreh se Belgjika ka pasur 2-3 super ekipe në kampionatet e mëparshme, por nuk arriti të fitonte atë që meritonte.
“Belgjika i ka pasur 2-3 super ekipe në kampionatet e kaluara, por nuk ka marrë atë që meritonte.
Në këtë kampionat nuk është në gjendje të mirë.”
Analisti sportiv Artur Çobani ka komentuar vendimet e trajnerit të Senegalit gjatë një ndeshjeje, duke vënë në dyshim mënyrën e menaxhimit të lojtarëve dhe ndërrimet e bëra në fushë.
Sipas Çobanit, largimi para kohe i disa futbollistëve me peshë tregon se mund të ketë pasur probleme brenda skuadrës, pavarësisht nivelit të lartë të lojtarëve.
“Trajneri i Senegalit hoqi para kohe futbollistë me peshë, madje njëri prej tyre ishte larguar. Kjo tregon që brenda në skuadër kanë pasur probleme me trajnerin, pavarësisht se ishin lojtarë në nivel.
Ndërrimet që bëri, pse duhet t’i bënte? Harry Kane mund ta nxirrte për mungesë energjie, por loja duhet luajtur deri në fund. Nëse e nxjerr lojtarin më të mirë, ia heq krahët skuadrës dhe i jep avantazh kundërshtarit.”



