Një mjet është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të enjteje, teksa ishte në lëvizje në lagjen 4 të Korçës.
Sipas të dhënave paraprake, automjeti ka marrë zjarr gjatë ecjes. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse dhe policia, të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.



