Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Bombë në një kafene në Siri/ Të paktën 5 të vdekur dhe 16 të plagosur

schedule15:48 - 2 Korrik, 2026

schedule 15:48 - 2 Korrik, 2026

Një shpërthim me bombë në një kafene të mbushur me njerëz në qendër të Damaskut ka vrarë të paktën pesë persona dhe ka plagosur 16 të tjerë, raportojnë mediat shtetërore siriane.

Televizioni shtetëror sirian njofton se një bombë ishte vendosur në kafene, e cila ndodhet pranë Pallatit të Drejtësisë në qendër të kryeqytetit sirian. Deri tani nuk ka detaje të tjera për sulmin dhe asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë.

Agjencia shtetërore e lajmeve SANA, duke cituar kreun e shërbimeve emergjente shëndetësore, konfirmon bilancin e viktimave dhe të plagosurve.



Damasku ka qenë objekt i disa sulmeve të kufizuara që nga rrëzimi i presidentit Bashar al-Assad në fund të vitit 2024. Më 19 maj të këtij viti, një tjetër shpërthim me makinë-bombë vrau një ushtar sirian dhe plagosi të paktën 18 persona pranë një ndërtese të ministrisë së mbrojtjes në Damask.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!