Vrasja e gjeneralit iranian nga SHBA, reagon PD : Mbështesim vendimin e Trump

schedule16:30 - 3 Janar, 2020

schedule 16:30 - 3 Janar, 2020

Partia Demokratike ka reaguar pas operacionit të sotshëm të SHBA-së, ku mbeti i vrarë gjenerali iranian Qasem Soleimani, bashkë me komandantin ushtarak të Irakut dhe disa ushtarakë të tjerë.

Në reagimin e selisë blu, thuhet se PD mbështet angazhimin e SHBA-së ndaj terrorit, ndërsa thekson se vendimi i presidentit të SHBA-së Donald Trump për këtë akt ishte në mbrojtje të paqes dhe demokracisë.

Po ashtu, PD shprehet se jo vetëm tani në opozitë, por dhe kur të vijë në qeveri, do të jetë gjithmonë krahë SHBA-së.

Reagimi i Partisë Demokratike:

Partia Demokratike mbështet angazhimin e SHBA në luftë kundër terrorit. Vendimi i presidentit Trump për goditjen e njërit prej arkitektëve dhe drejtuesve të aktiviteteve terroriste është nje akt i fortë lidershipi dhe mbrojtje e vlerave demokratike e të paqes. Partia Demokratike, në çdo kohë, qëndron në krah të SHBA,sot në opozitë duke u solidarizuar tërësisht dhe nesër në qeverisjen e vendit me angazhim total e akitv në përmbushje të detyrimeve e kontributeve në mbështetje të plotë të Koalicionit Global kundër Terrorit, të udhëhequr nga SHBA./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!