Drejtuesit politik të partisë së udhehequr nga kryeministri grek Kiriakos Mitsotakis në Selanik, kanë qënë në qendër të një sulmi të koordinuar në orët e para të së mërkurës.
Sipas informacioneve nga mediat greke, autorët e të gjitha sulmeve ishin me motoçikleta.
Shtëpia e kryetarit të komitetit ekzekutiv të Demokracisë së Re, ish deputetit Savvas Anastasiades dhe politikanes Aphrodite Nestora u vunë në shënjestër.
Nga zjarrëvënia dhe sulmi me gaz lotsjellës pesë persona u plagosën, përfshirë një grua e cila është e intubuar, nëna e politikanes Nestora.
E moshuara 70-vjeçare pësoi djegie të rënda në të gjithë trupin, ndërsa vetë politikania ka pësuar djegie të lehta.
Po ashtu babai i saj dhe dy banorë të tjerë të pallatit u dërguan në spital me probleme të frymëmarrjes.
Për ish deputetin Savvas Anastasiades shpërthimi shkaktoi çarje në xhamin e hyrjes, por pa u raportuar për të lënduar, ndërsa për kryetarin e komitetit ekzekutiv, vetëm dëme material.
Çështjet janë marrë përsipër nga antiterrori grek, i cili po shqyrton nëse tre incidentet, të cilat ndodhën në më pak se 20 minuta, janë sulme të koordinuara me zjarrvënie me një plan të përbashkët dhe nëse kanë patur prapavijë politike.
Demokracia e re drejtohet nga Mitcotakis që prej vitit 2016, ajo është një parti e qendrës së djathtë, ndërsa në sfond po afrohen zgjedhjet e reja parlamentare në shtetin helen që pritet të mbahen jo më larg se 25 korriku i 2027-tës.



