Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Haaland kualifikon Norvegjinë, “Vikingët” në 1/8 e Botërorit, mundën 2-1 Bregun e Fildishtë

schedule23:10 - 30 Qershor, 2026

schedule 23:10 - 30 Qershor, 2026

Norvegjia siguron një vend mes16 skuadrave më të mira të “Botërorit 2026”. Skandinavët kaluan 2-1 Bregun e Fildishtë në raundin e parë me eliminim direkt në këtë turne, ndërsa edhe një herë suksesi mban firmën e Erling Halaand.

Sulmuesi i Manchester City jetoi një tjetër mbrëmje të madhe të kurorëzur edhe më nje rekord personal, që sigurisht lidhet me golat. Por më e rëndësishmja zgjidhi sipas mënyrës së tij një sfidë me të vërtetë të vështirë vetëm në minutat e fundit.

Deri atëherë, Bregu I Fildishtë dominoi në pjesën e parë.



Afrikanët iu afruan shumë herë golit të epërsisë, por gjithsesi më të mirën e morën “vikingët”.

Në minutën e 39-të, në goditjen e parë në portë, Nusa e ndali topin në rrjetë për të vendosur avantazhin e Norvegjisë.

Pas pushimit, Bregu i Fildishtë u kthye sërish të kërkimi i barazimit. Pas shumë përpjekjesh, afrikanët do ta gjenin atë në minutën e 74-rt, falë klasit të futbollistit të Manchester United, Amad Diallo.

Por shpresat e Bregut të Fildishtë për një përmbysje u shuan vetëm katër minuta nga fundi i kohës së rregullt.

Kur në fushë është një si Erling Halaand asgjë nuk është e sigurtë. Sulmuesi u harrua nga mbrojtësit në zonë dhe përpara portës si gjithmonë nuk gaboi duke vulosur fitoren dhe kualifikimin e Norvegjisë në raundin tjetër të Kupës së Botës.

Për Haland një tjetër rekord, pasi shënon në 13 ndeshje radhazi me kombëtaren dhe goli i pestë në këtë turne, vetëm një më pak se Lionel Messi.

Në 1/8 e “Botërorit 2026”, Norvegjia do të luajë më 5 korrik kundër Brazilit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!