Një zjarr ka përfshirë ambientet e jashtme të silosit të një fabrike druri në Elbasan, duke shkaktuar alarm për përhapjen e mundshme të flakëve në zonë.
Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje mbërritën dy mjete zjarrfikëse dhe një automjet me shkallë, të cilat ndërhynë me shpejtësi duke arritur të izolojnë vatrën dhe të shuajnë zjarrin, pa lejuar përhapjen e tij në pjesët e tjera të objektit.
Falë ndërhyrjes së shërbimit zjarrfikës, situata u vu shpejt nën kontroll, ndërsa aktualisht po vijon puna për eliminimin e çdo rreziku të mbetur.
Shkaku i rënies së zjarrit mbetet ende i paqartë dhe pritet të përcaktohet nga hetimet e grupit hetimor.



