Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në aksin rrugor Korçë–Pogradec, ku një automjet ka dalë nga rruga.
Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i mjetit ka humbur jetën në vendngjarje. Një pasagjer ka mbetur i lënduar. Ende nuk dihen shkaqet që çuan në daljen e automjetit nga rruga.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
Autoritetet pritet të japin më shumë detaje pas përfundimit të veprimeve të para hetimore.



