Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Gjykata e Lartë kundër Trump/ SHBA, rrëzon urdhrin ekzekutiv për shtetësinë në lindje

schedule19:11 - 30 Qershor, 2026

schedule 19:11 - 30 Qershor, 2026

Gjykata Supreme në Shtetet e Bashkuara ka hedhur poshtë urdhrin ekzekutiv të Presidentit Donald Trump në lidhje me të drejtën e shtetësisë nga lindja.

Kjo do të thotë se fëmijet që kanë lindur në Shtetet e Bashkuara nga nëna që ndodhen në vend ilegalisht ose përkohësisht, do të vazhdojnë të gëzojnë të drejtën e shtetësisë amerikane.

Donald Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv, në ditën e tij të parë në detyrë vitin e kaluar, i cili synonte të përmbyste një politikë që është ndjekur për më shumë se një shekull.



Shtetësia si e drejtë nga lindja është e sanksionuar në Amendamentin e 14-të të Kushtetutës, i cili u miratua pas Luftës Civile.

në shenjë të interesit të tij për çështjen, Trump mori pjesë në seancën gjatë së cilës u shpalosën argumentet në prill, duke shënuar herën e parë që një president amerikan në detyrë ishte në Gjykatën Supreme në një fazë të tillë.

Shtetësi e drejtë në lindje e bën automatikisht këdo që lind në Shtetet e Bashkuara shtetas amerikan, përfshirë fëmijët e lindur nga nëna në vend ilegalisht.

Sipas një vendimi të vitit 1898, të vetmit që nuk marrin automatikisht shtetësinë pasi lindnin në tokën amerikane janë fëmijët e diplomatëve, të cilët kanë besnikëri ndaj një qeverie tjetër; armiqtë e pranishëm në Shtetet e Bashkuara gjatë një pushtimi; ata të lindur në anije të huaja; dhe ata të lindur nga anëtarë të fiseve sovrane vendase amerikane.

Shtetet e Bashkuara janë ndër rreth 30 vendet ku zbatohet shtetësia nga lindja, bashkë me Kanadanë dhe Meksikën.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!