Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zjarr pranë aeroportit të Kukësit, zjarrfikësit ndërhyjnë për të shuar flakët

schedule18:34 - 30 Qershor, 2026

schedule 18:34 - 30 Qershor, 2026

Një sipërfaqe me shkurre dhe barishte pranë rrethimit të jashtëm të Aeroporti i Kukësit është përfshirë nga flakët këtë të martë.

Për shkak të erës, zjarri u përhap me shpejtësi, duke rritur rrezikun e zgjerimit të vatrës. Në vendngjarje mbërritën shërbimet zjarrfikëse, të cilat arritën fillimisht të kufizonin përhapjen e flakëve dhe më pas të shuanin plotësisht zjarrin.

Për shkak të afërsisë me aeroportin, u vendosën në gatishmëri edhe shërbimet zjarrfikëse të aeroportit, por ndërhyrja e tyre nuk rezultoi e nevojshme, pasi situata u vu nën kontroll nga forcat zjarrfikëse që ndërhynë në terren.



Nga ngjarja nuk raportohen dëme në infrastrukturën e aeroportit apo persona të lënduar.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!