Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rishikimi i buxhetit/ Rama: Bonus i ri për pensionistët dhe mbështetje për kategoritë në nevojë

schedule17:49 - 30 Qershor, 2026

schedule 17:49 - 30 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas miratimit në qeveri të aktit normativ të qershorit, duke e cilësuar atë si një tregues të rritjes ekonomike dhe të mundësive për të zgjeruar mbështetjen financiare për qytetarët.

Në një reagim publik, Rama bëri të ditur se akti parashikon një bonus të ri për pensionistët, si edhe rritje të mbështetjes për personat me aftësi të kufizuar, fëmijët me aftësi të veçanta, personat me autizëm dhe kujdestarët e tyre.

Sipas kreut të qeverisë, paketa përfshin gjithashtu masa mbështetëse për teknologjinë, sipërmarrjen, shëndetësinë, bujqësinë, si dhe zhvillimin urban dhe rural. Ai theksoi se financimi i ri për mbrojtjen përbën nivelin më të lartë të akorduar ndonjëherë në historinë e Forcave të Armatosura.



Reagimi i kryeministri Edi Rama

AKTI NORMATIV I QERSHORIT që sapo kaloi në qeveri është pasqyrë kuptimplotë e një vendi ku ekonomia rritet dhe mundëson një tjetër bonus për pensionistët;

një rritje kuptimplotë të mbështetjes për personat me aftësi të kufizuar, fëmijët me aftësi të veçanta, autizëm, etj., si edhe kujdestarët e tyre; një sërë masash të tjera mbështetëse për teknologjinë, sipërmarrjen, shëndetësinë, bujqësinë, zhvillimin urban e rural, ku masa e re për financimin e mbrojtjes është më madhja ndonjëherë në historinë e Forcave të Armatosura

Në ditët në vijim do të shpjegojmë çdonjërën nga masat, por mbetet domethënëse kalimi tek bonusi i pensionistëve edhe i të gjithë të ardhurave shtesë nga rritja e çmimit të naftë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!