Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vritet me thikë imami në Kosovë/ Arrestohet autori, shkak konflikti për kositjen e barit

schedule16:39 - 30 Qershor, 2026

schedule 16:39 - 30 Qershor, 2026

Imami i fshatit Zlipotok të Dragashit është vrarë me thikë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së hënës ku  47-vjeçari Gazmen Tairovci ka humbur jetën pasi dyshohet se u godit me thikë më shumë se pesë herë gjatë një përleshje fizike.

Sipas bluve të Kosovës, më 29 qershor rreth orës 23:15, autoritetet janë njoftuar se në fshat kishte një konflikt mes disa personave.



Me të mbërritur në vendin e ngjarjes, patrulla policore ka gjetur viktimën të shtrirë në tokë.

Ekipi mjeksor ka shkuar në vendin e ngjarjes ku edhe ka konstatuar vdekjen e viktimes.

Si i dyshuar për rastin është identifikuar Beshir Hamza, rreth 40 vjeç, bashkëfshatar i imamit, i cili është arrestuar paraditen e sotme, vetëm pak orë pas ngjarjes.

Hetimet për zbradhjen e plotë të ngjarjes kanë nisur por dyshimet e para janë mbi një konflikt për shkak të një prone dhe kositjen e barit që i takonte autorit Hamza, por që dyshohet se ishte prerë nga imami, pasi ishte paralajmëruar të mos e bënte më.

Për rastin ka reaguar edhe Këshilli i Bashkësisë Islame, të cilët kanë theksuar se, sipas informacioneve që posedojnë, ngjarja nuk lidhet me veprimtarinë apo detyrën e viktimës si imam.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!