Një aksident ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës, ku është përplasur një minibus.
ABC News ka mësuar se nga aksidenti i rëndë ka humbur jetën nje person, si dhe ndodhen nën kujdesin e bluzave të bardha 15 pasagjerë të tjerë.
Sipas informacioneve paraprake, minibusi ishte i linjës Tiranë-Berat. Sipas burimeve nga spitali i Traumës shoferi i minibusit është viktima, ku dyshohet se ka humbur jetën nga ataku kardiak, pasi kishte shfaqur probleme shëndetësore para ndodhej së aksidentit.
Në SUT aktualisht ka 12 persona të lënduar, 7 prej tyre në gjendje të rëndë shëndetësore. (Përfshirë dhe një fëmijë e një i mitur)
Një prej pasagjerëve ka mbërritur në spital pa shenja jete. / abcnews.al /



