Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shqiptarët i rikthehen kursimeve në euro/ BSH: Në maj, depozitat në valutë u shtuan me 267 milionë euro

schedule14:12 - 30 Qershor, 2026

schedule 14:12 - 30 Qershor, 2026

Bizneset dhe qytetarët kanë shtuar kursimet e tyre në banka përgjatë muajit maj. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se risi  është sidomos shtesa e depozitave në valutë të huaj e kryesisht në euro. Kjo tendencë duket se ka lënë pas edhe efektet e kursit të këmbimit .Aktualisht një euro po këmbehet në limitet e 94 lekëve por kjo duket se nuk ka stepur që kursimet ne euro të tkurren.

Sipas Bankës Qendrore depozitat në valutë në total arritën në  mbi 9 miliardë euro në fund të muajit maj duke pësuar një rritje të konsiderueshme me 267 milionë euro.

Kjo shifër rezulton se është më e larta e regjistruar që prej 3 vitesh dhe zakonisht kjo ndodh në sezon turistik kur edhe prurjet në valutë të huaj e kryesisht në euro janë më të larta. Vetëm në monedhën europiane kursimet rezultojnë se janë shtuar me 218 milionë euro.



Por kursimet  rezultojnë se janë rritur edhe në lekë .

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, depozitat në lekë të individëve, bizneseve e institucioneve të tjera në banka kanë arritur në 751.6 miliardë lekë gjatë majit duke pësuar  një rritje prej  13.9 miliardë lekësh më shumë .

Nëse vërejmë llojin e depozitave rritja në maj erdhi nga depozitat e transferueshme, ose paratë që përdoren për pagesa dhe transaksione

Në total depozitat bankare kanë arritur një rekord historik prej rreth 1.53 trilionë lekësh në të gjithë sistemin bankar.

Rritja e depozitave në sektorin bankar është një sinjal i rëndësishëm I cili konfirmon se ecuria e ekonomisë është pozitive dhe besimi në sistemin bankar është I fortë.

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!