Ecuria e dobët në kampionat ndikon që Napoli të tentojë përforcime në merkaton e janarit. Nënkampionët e Italisë duan një mbrojtës me eksperiencë dhe kanë hedhur sytë drejt Premir League.
Holandezja De Telegraaf raporton se drejtuesit e Napolit po tentojnë transferimin e Jan Vertonghen në merkaton e janarit. Bisedimet kanë nisur dhe janë në fazë të avancuar. Qendërmbrojtësit belg i përfundon kontrata me Tottenham në fund të sezonit.
Rinovimi është larg dhe 32-vjeçari, i cili numëron 118 ndeshje dhe 9 gola të shënuar me kombëtaren e Belgjikës, pritet të provojë një aventurë të re. Edhe Ajax e pëlqen, por “Harkëtarët” janë tërhequr nga kërkesat e larta financiare të lojtarit.
Vertonghen luan edhe në rolin e mbrojtësit të djathtë dhe atë të shkatërruesit. Fakti që mbulon disa pozicione në repartin defensiv e bën atë objektivin primar të Gattusos për prapavijën e Napolit. /abcnews.al