“O nënë çfarë na bënë”, momentin kur vëllai mëson vdekjen e 35-vjeçarit në kantier

schedule14:17 - 3 Janar, 2020

schedule 14:17 - 3 Janar, 2020

Një 35-vjeçar humbi jetën sot në Korçë teksa punonte në një ndërtesë. Ervis Josifi humbi jetën pasi u këput vinçi dhe e zuri poshtë në momentin që ishte duke punuar në kantier.

Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e sotme në hyrje të Pazarit. Ndërkohë, në një video të siguruar nga abcnews.al shihet momenti kur vëllai i viktimës mëson lajmin tragjik.

“O nënë çfarë na bënë”, dëgjohet të thotë ai me ngashërim, ndërsa personat e tjerë aty pranë mundohen ta qetësojnë.

Lidhur me ngjarjen u prononcua edhe një dëshmitar, i cili theksoi se ishte e pamundur të shpëtonte 35-vjeçari, pasi u këput vinçi dhe i ra në kokë.

“U keput vinci dhe e zuri. Ka qene e pamundur të shpetojë jeta e atij personi pasi është shkëputur koka e vinçit. Bemë të pamundur për ta shpëtuar. Mund të ishte ngjarje më e rende pasi kanë qenë të gjithe punëtoret në katin e katër të godinës. Ata kane qene te pajisur me mjetet e sigurise (kokoret e kantierit)”, shprehet ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!