Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Botërori i 7 milionë tifozëve/ Thyhet rekordi i publikut në stadiume që në duelet e grupit

schedule10:25 - 29 Qershor, 2026

schedule 10:25 - 29 Qershor, 2026

Ishte e pritshme, dhe parashikimet po dalin. Kjo kupë e botës do të hyjë në histori si më e ndjekura nëpër stadiume, që kur nisën këta turne të mëdhenj në vitin e largët 1930.

Po mbushet shekulli I botërorëve, dhe ja ku jemi në nivelin e mbi 4.6 milionë spektatorëve deri në përfundimin e fazës së grupeve. Saktësisht janë 4 644 469 në 72 ndeshje, shumica dërrmuese në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e më pak në Meksikë e Kanada.

Rekordi i mëparshëm i totalit të tifozëve në stadiume i përkiste Kupës së Botës të vitit 1994, po në Shtetet e Bashkuara me 3 587 538, por flitet për vetëm 52 ndeshje sepse ai kampionat kishte 24 skuadra pjesëmarrëse, jo 48 si sot.



Kjo bën që një tjetër rekord i botërorit amerikan të 1994-ës të mbetet i pathyer. Atëherë mesatarja e tifozëve për ndeshje ishte 68,991, ndërsa sot arrin në 64 507 për ndeshje.

Kjo ulje vjen për shkak se disa ndeshje luhen në stadiumet kanadeze dhe meksikane, edhe pse Meksika ka impiantin e famshëm “Azteka” që është më i madhi i botërorit me mbi 80 000 vende.

Sa pritet të jetë publiku i përgjithshëm në shkallët e stadiumeve deri në përfundim?

Parashikimet ishin nga 5 deri në 6.7 milionë, dhe sipas statistikave të deritanishme, numri i saktë i tifozëve në stadiume duhet të jetë 6 708 693./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!