Argjentina e Lionel Messit dhe Portugalia e Cristiano Ronaldos mund të takohen vetëm në finalen e madhe, nëse ia dalin t’i fitojnë të gjitha ndeshjet deri në atë fazë.
Në emisionin “Futboll jo Soccer” në ABC News, gazetari sportiv, Fatmir Mneri thotë se Argjentina është më skuadër se Portugalia.
Ndërsa trajneri Ermal Tahiri deklaroi se Messi, ndryshe nga Ronaldo, nuk do që vetëm ai të shënojë në ekip.
Fatmir Mneri: Argjentina është shumë se skuadër, më grup sesa Portugalia. Mendoj se pozicioni i Ronaldos, mund të jetë zgjedhje për të qenë afër portës. Pozicionin e tij real mund ta bëjë në Arabi, por e vështirë këtu.
Ermal Tahiri: Shënimi i golave është pjesë e talentit që ka ai. Është mirë nga ana fizike. Nuk është si Ronaldo që do vetëm ai të shënojë. prandaj ka edhe këto rezultate. Messi këtë e ka. Ky është ndryshimi që ka Messi me Ronaldon. Kolumbia ishte kockë e fortë, po luan futboll të pastër dhe të bukur. Nuk është e thënë që Ronaldo duhet të shënojë çdo ndeshje./abcnews.al



