Tani nuk është më sekret fakti që Neymar nuk ndihet mirë te PSG dhe shpreson të rikthehet te Barcelona. Braziliani s’e ka fshehur kurrë admirimin për ish-klubin dhe vazhdon të ruajë lidhjet me miqësinë me shumë prej ish-shokëve të skuadrës, sidomos me ato të repartit: Leo Messin dhe Luis Suarez.
PSG synon të marrë maksimumin financiar nga largimi i tij, edhe pse po reziston fort. L’Equipe ka treguar një detaj në lidhje me fiksimin e sulmuesit për t’u larguar. Ishte 6 marsi i këtij viti dhe kampionët e Francës ishin një hap larg kualifikimit në çerekfinale.
Ekipi i Tuchel kishte fituar 0-2 në “Old Trafford” kundër Manchester United, por ekipi i Solskjaer i befasoi të gjithë, triumfoi 1-3 në Paris dhe siguroi një kualifikim të pabesueshëm. Ky dështim e trishtoi shumë Neymar, i cili në ato momente të tmerrshme mori vendimin për t’u kthyer përsëri në Katalunjë, dëshirë në të cilën vazhdon të insistojë akoma. /abcnews.al

