Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Edhe Rizvanolli si Kurti, “jo” gazit amerikan / “Duam të gazifikojmë thëngjillin, projekti i SHBA-së ka kosto”

schedule17:53 - 26 Qershor, 2026

schedule 17:53 - 26 Qershor, 2026

Refuzohet gazi i lengshem amerikan lng.

Qeveria në detyrë e Kosovës insiston në gazifikimin e thëngjillit ndërsa kërkon mbështetje nga Administrata amerikane për bashkëpunim në projekte për gazit, por jo për lidhje në rrjetin rajonal për të cilin insiston SHBA-ja.

Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, deklaroi se Kosova ka zgjedhur thëngjillin.



Ajo theksoi se në vend të ndërtimit të gazsjellësit e infrastrukturës përcjellëse, si zgjidhje më të duhur Qeveria ka parë importimin e gazit të lëngëzuar përmes Vlorës, prodhimin e energjisë atje dhe transmetimin pa pasur nevojë për investime shtesë.

Siç deklaroi Rizvanolli, Qeveria e konsideron gazin e lëngëzuar nga SHBA-ja “jo si zëvendësim të burimeve, por vetëm si burim shtesë për kohët kur burimet vendore nuk mjaftojnë”.

“Nuk është e vërtetë që Qeveria e Kosovës është kundër gazit të lëngëzuar nga SHBA (LNG) siç po thuhet. Ne qysh më 2022 kemi nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi me Shqipërinë me synim bashkëpunimin me termocentralin e Vlorës me energji. Këtë e kemi konsideruar zgjidhje më praktike dhe ekonomikisht më të favorshme. Në vend të ndërtimit të gazsjellësit e infrastrukturës përcjellëse të gazit që merr kohë e ka kosto, ne mund të importojmë LNG-në përmes Vlorës, të prodhojmë energjinë elektrike atje e ta transmetojmë përmes linjës së interkoneksionit 400kV që e kemi të gatshme sot dhe nuk kërkon asnjë cent investim shtesë”

Sipas Rizvanollit qeveria në detyrë mbetet e bashkërenduar me politikën e jashtme të SHBA-së.

Qeveria në detyrë është përballur me thirrje të vazhdueshme, nga Ambasada amerikane në Prishtinë e deri tek odat ekonomike në vend dhe opozita, për të hyrë në projektet e gazit amerikan, që në themel ka shkëputjen totale të varësisë nga gazi rus në europë, por thirrja nuk është dëgjuar nga qeveria e Albin Kurti.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!